Presidenti i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Gianni Infantino ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.
FIFA ka thënë se Infantino ka zhvilluar simptome të buta dhe do të vetizolohet për dhjetë ditë.
Mediat ndërkombëtare thonë se Infantino nuk është në gjendje të keqe shëndetësore deri me tani.
Ndryshe, Covid-19 vazhdimisht e ka prekur botën e sportit, edhe pse në shumicën e rasteve nuk është treguar i rrezishëm tek kjo fushë sportive.