Presidenti i Juventusit bën veprimin e ‘rrallë’ për Icardin

23:59 | 08 Korrik 2019

Presidenti i Juventusit ka befasuar me veprimin e fundit.

‘Drama’ për Mauro Icardin ka kaluar çdo pritje pasi presidenti i Juventusit Andrea Agnelli është fotografuar në një udhëtim në Ibiza për të negociuar një marrëveshje për lojtarin.

Sipas Sport Mediaset, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli hipi në fluturimin Easyjet EJU 2697 për në Ibiza, nga Malpensa për të arritur rreth orës 23:30.

Numri një i Juventusit, do të takohej me Gabriele Giuffrida, i cili mendohet të jetë një ndërmjetës i marrëveshjes.

Agnelli u fotografua duke udhëtuar me autobusin e aeroportit drejt një makine e cila më pas e çoi në vendtakim.

Kohëve të fundit janë rritur edhe më shumë spekulimet për kalimin e argjentinasit te Juve, pasi nuk është në planet e Interit.

Komento: