Maqedonia e Veriut, ka bërë një hap të madh drejt BE-së
Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka reaguar pas miratimit të propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duke e konsideruar si një hap të madh drejt BE-së.
“E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ne ju mirëpresim me duar të hapura”, shkruan Michel në Twitter.
Ndërkohë pritet që në të njëjtën kohë negociatat e anëtarësimit të nisin si për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.