Presidenti i klubit italian: Sezoni është shkatërruar

00:06 | 24 April 2020

Koronavirusi ka goditur edhe botën e futbollit.

Presidenti i Brescia, Massimo Cellino, vazhdon të shprehet kundër rifillimit të sezonit.

Cellino, edhe vet i prekur nga virusi Covid-19, ka qenë një nga më të zëshmit kundër rifillimit të sezonit.

Këto zëra i ka vazhduar edhe me komentet e fundit, duke insistuar se sezoni veçse është i shkatërruar tashmë.

“Lojtarët e mi janë të frikësuar. Ne kemi strukturat për t’iu përshtatur protokolit, por ata ndihen të rrezikuar dhe nuk mund t’i detyrojmë”, ka thënë Cellino, transmeton lajmi.

“Mesazhi që vjen nga Lega Serie A nuk ishte korrekt. Protokoli mjekësor është i qartë dhe rikthimi më 4 maj në stërvitje është çmenduri”, ka shtuar tutje presidenti i Brescia.

Brescia është në pjesën e fundit të tabelës dhe një anulim i mundshëm i sezonit do t’i mbante ata në Serie A.

Komento: