Lotito me besim të plotë te Tare: Ai do të mbetet pjesë e Lazios gjatë
Drejtori sportiv i Lazios është Igli Tare që nga viti 2008.
Ish-bomberi shqiqptar ka patur sukses në këtë rol të tijin me ekipin kryeqytetas.
Kohët e fundit ka patur zëra të shumtë ku thuhej se Tare do të largohej nga Lazio.
Për këtë diskutim, presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka mohuar zërat për largimin e tij dhe ka konfirmuar se Tare nuk ka qenë në diskutim asnjëherë.
“Roli i Tares si drejtor sportiv nuk është vendosur në asnjë moment në dyshim. Këtu flas dhe për të ardhmen, Tare nuk është në dyshim”, është shprehur kreu i klubit të Lazios./ h.ll/abcnews.al