Presidenti i Lyonit ia bën këtë gjë Lionel Messit, para ndeshjes

21:05 | 18 February 2019

Së shpejti do të zhvillohet ndeshja mes Lyionit dhe Barcelonës.

Jean-Michel Aulas nuk i frikësohet Messit para përballjes mes Lyonit e Barcelonës në Champions League.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, nuk i frikësohet aspak Lionel Messit, kundër të cilit skuadra e tij do të ndeshet të martën në Champions League.

Sipas Aulas, Leo nuk ka shkëlqyer kurrë në përballjet direkte mes Lyonit e Barcelonës.

Në një intervistë të publikuar nga revista “Le Figaro” dhe i cituar nga “AS”, Aulas deklaroi se kundërshtari më mbresëlënës që është përballur ekipi i tij, është ish i Real Madridit, tani sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, teksa shpreson në ecurinë negative të Messit përballë Lyonit.

Ndër të tjera, Aulas, që do të mbushë 70 vjeç në mars, tha se do të dëshironte që të fitojë trofeun e Champions League për meshkuj para se të dalë në penzion, pasi që tashmë numëron 5 trofe të Ligës së Kampionëve për femra.

Ndeshja mes Lyonit dhe Barcelonës do të zhvillohet të martën në stadiumin Olimpik, kurse ajo e kthimit 3 javë më pas në Camp Nou.

Komento: