Presidenti i Lyonit ‘shokon’ Fekir me këtë deklaratë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti i Lyonit ‘shokon’ Fekir me këtë deklaratë

15:49 | 25 Maj 2019

Fekiri ka bërë 192 paraqitje për klubin francez.

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka thënë se kapiteni i tyre Nabil Fekir mund të largohet nga klubi i Ligue 1.

Fekiri ishte i gatshëm të bashkohej me Liverpoolin para sezonin 2018-19, por bisedimet u ndërpriten mes shqetësimeve të raportuara në lidhje me gjurin e tij.

Megjithatë, gjiganti angleze është i vendosur të ringjallë interesin e tyre në reprezentuesin francez, i cili tani është i lirë të largohet nga Lyoni.

Fituesi i Kupës së Botës, Fekir, i cili është nën kontratë deri në vitin 2020 dhe ka shënuar 12 gola në të gjitha garat këtë sezon, i është dhënë leja për t’u larguar nga klubi që debutoi në vitin 2013.

“Efektivisht, Nabil është i larguar, sepse kemi një mirëkuptim se ai mund të largohet”, ka thënë fillimisht Aulas pas fitores 3-2 të premten ndaj Nimes.

“Faleminderit Nabil për gjithçka që solle, ne kemi një marrëveshje për ta lënë atë të shkojë”, përfundoi presidenti i Lyonit.

Fekiri ka bërë 192 paraqitje për klubin francez, duke shënuar 69 gola në të gjitha garat gjatë kohës së tij me Lyon, ndërsa ka bërë edhe 21 paraqitje me Francën.

Komento: