Me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu, në Kosovë po qëndron për vizitë zyrtare presidenti i Maltës, George Vella, i cili po merr pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Presidentja Osmani do ta pres me ceremoni shtetërore presidentin Vella.
“Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 10:00. Mediat do të marrin pamje në pritjen ceremoniale dhe në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Vella do të mbajnë konferencë për media. Mediat e interesuara për përcjelljen e ceremonisë së pritjes si dhe pamjet nga takimi, duhet të jenë në Presidencë më së largu në orën 09:15”, thuhet në njoftim.