Presidenti i Maqedonisë do të vijë në Kosovë, kjo është porosia e tij për ndryshimin e kufijve

22:21 | 10 May 2019

Pendarovski do të vizitojë Kosovën.

Pas marrjes së detyrës zyrtare, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka paralajmëruar vizitën në Kosovë.

Ai thotë që dëshiron që të përfundojë sa më shpejt autostrada, ashtu që Shkupi e Prishtina të afrohen.

Pendarovski për idenë e dy homologëve të tij, Thaçi e Vuçiq, thotë se ‘nuk ka dëgjuar ide më të keqe”.

Pendarovski thotë se është i lumtur që ka mundësinë që ta vizitojë sa më shpejt Kosovën, duke u bërë presidenti i parë i Maqedonisë Veriore që realizon vizitë të tillë, shkruan Express.

“Më vjen mirë që do të jem Presidenti i parë i Maqedonisë Veriore që do të kem mundësinë të vizitojë”, ka thënë ai.

Pendarovski shprehet kundër idesë së ndryshimit të kufijve, që e kanë promovuar presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti serb, Aleksandër Vuciq.

“Më të keqe se kjo ide nuk kam dëgjuar. Po të ishte e mundur që kjo çështje që do të zgjidhej në tavolinë, deri tash do të zgjidhej. Mbështes me të dy duart qëndrimin e Bashkimit Evropian që mbështet zgjedhjen për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë që nuk e destabilizon rajonin”, ka thënë Presidenti i ri maqedonas për RTK’në.

Për autostradën Prishtinë – Shkup thotë se do të angazhohet që të ndërtohet sa më shpejt dhe se do përafrim me kryeqytetin kosovar.

“Duhet të përfundojmë sa më shpejtë pjesën tonë të autostradës. Duhet të them me keqardhje se puna në anën tonë është vonuar më shumë në krahasim me atë që kanë bërë autoritetet në Kosovë”, ka thënë Pendarovski.

“Personalisht do të angazhohem që të kemi lidhje të shkëlqyeshme mes Kosovës e Shqipërinë.

Komento: