Presidenti i Milanit jep lajmin e madh për tifozët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti i Milanit jep lajmin e madh për tifozët

13:04 | 06 Shkurt 2019

Paolo Scaroni konfirmon se Milani do të punojë me Interin për të ndërtuar një San Siro të ri sepse ndryshe nga Roma, tifozët nuk e urrejnë njëri-tjetrin.

Scaroni njoftoi tashmë se Milan dhe Inter ishin duke menduar për ndërtimin e një stadiumi të ri për të zëvendësuar San Siro, por presidenti i Rossonerëve është gjithashtu i hapur për rinovimin e Giuseppe Meazza përcjell ORAinfo.

“Është një stadium i bukur, por kemi shumë gjëra për të bërë”, u tha ai gazetarëve.

“Ne kemi nisur këtë projekt së bashku me Interin. Ndryshe nga Roma, tifozët e Milanit nuk e urrejnë tifozët e Interit.

“Unë tashmë thashë se do ta mbështesja Interin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Tottenhamit. Ne nuk e kemi këtë antitezë në Milano për fat të mirë.

“Tani kemi nisur këtë projekt stadiumi së bashku dhe besoj në të shumë. Do të kemi stadiumin më të bukur në botë.

“Ne ende nuk kemi paraqitur një projekt, vetëm duke planifikuar. Nuk është vetëm stadiumi, ka edhe gjëra të tjera për t’u adresuar.

“Ne kemi paraqitur një propozim të përgjithshëm, dy hipotezat duke qenë një stadium i ri apo modernizimi i San Siro.

“Ne duam që Milani të ketë një stadium të madh dhe të bëjë Milanin kryeqytetin e futbollit. Ndoshta një stadium i ri do të ishte më i lehtë, por ka edhe rinovime në shkallë të gjerë si Anfield”, ka thënë presidenti i Mianit./ORAinfo/

Komento: