Presidenti i Milanit vjen me një lajm të madh për rosonerët

10:26 | 05 February 2019

Milan luajti kundër Romës të shtunën mbrëma dhe të dy klubet ndan pikët pas barazimit.

Presidenti i Milanit Paolo Scaroni foli sot në një konferencë për shtyp ku lartësoj dy transferet e bëra të Milanit në janar.

“Piatek ka shënuar shumë gola për Genovan dhe Krakovin, shpresojmë që ai të vazhdojë kështu në Milan, jam i kënaqur me atë se si Piatek dhe Paqueta kanë integruar ekipin deri më tani, kemi një atmosferë të mirë dhe jam i lumtur se si gjërat janë duke shkuar”, ka thënë Scaroni.

Ai gjithashtu ka folur fjalë të mira edhe për trajnerin Genar Gattuso.

“Ne kemi bërë një ekip dhe kjo është në sajë të Rino Gattusos i cili sjell aq shumë karakter”.

Ai gjithashtu ka folur edhe për formën e mirë të portierit Donnaruma.

“Gigio Donnarumma bëri pritje të shumta në drejtim të portës dhe ai është i fokusuar për të ndihmuar ekipin. Nejemi plotësisht të fokusuar në objektivat tona sezonale”, tha ai.

Komento: