Presidenti i Napolit reagon ndaj Pirlos

12:06 | 27 Dhjetor 2020

De Laurentiis reagon ndaj Pirlos.

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, i është kundërpërgjigjur trajnerit të Juventus, Andrea Pirlo, i cili u ankua për vendimin që të luhet ndeshja ndërmjet Juventus dhe Napolit, ndeshje e cila ishte dhuruar “Bianconerëve” në tavolinë.

Napoli nuk ishte paraqitur në Torino për ndeshjen e tyre kundër Juventusit me katër tetor sepse ata kishin dy lojtarë pozitivë me COVID-19.

Napoletanët pësuan humbje 3-0 dhe si dënim ju hoq edhe një pikë shtesë, por vendimi tani është jo valid.

Kjo pasi Gjykata e Apelit vendosi në favor të Napolit, tani ndeshja do të luhet dhe pika e marr do tju kthehet atyre.

Presdienti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, iu kundërpërgjigj kritikave të trajnerit të Juventus, Andrea Pirlos.

“Nuk është problem për të luajtur ndeshjen, më vjen keq për ato skuadra që kishin 4-5 raste COVID-19, por ata gjithsesi duhej të luanin ndeshjen”, tha Pirlo në një konferencë shtypi pas humbjes 3-0 të Juventusit kundër Fiorentina të martën.

Ndërsa De Laurentiis ishte i ashpër në deklaratën e tij.

“Pirlo duhet të përqendrohet në menagjim”, tha ai, transmeton lajmi net.

“Pirlo tha atë që çdo trajner do të duhej ta mbronte klubin e tij. Sidoqoftë, ai nuk është avokat, ai nuk i njeh procedurat që çuan në një vendim të tillë”, tha De Laurentiis.

Komento: