Florentino Perez ka përfunduar në spital.
Presidenti legjendar i Real Madridit iu nënshtrua sot një operimi, të cilin e kaloi me sukses.
Më saktësisht, Perez u operua pasi po vuante nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa atij iu hoq një copë e tepërt.
Ndërhyrja kirurgjike që u bë në spitalin universitar Puerta de Hierro de Majadahonda përfundoi rreth orës 11:30, njofton mediumi spanjoll “Marca”, përcjell Gazeta Express.
75 vjeçari duhet të pushojë disa ditë para se t’i kthehet përditshmërisë së tij me klubin mbretëror spanjoll.
Sonte, “Los Blancos” do të mundohen ta mposhtin Leipzigun për presidentin e tyre.