Vuçiq, ka thënë se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.
Ky reagim i tij vjen pas moslejimit të patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) Porfirije nga Policia në Merdarë që të hyjë në Kosovë.
“Ne po bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Për fat të keq, ata nuk donin të na dëgjonin, ose nuk u interesuan as të na dëgjonin”, tha Vuçiq në një video të postuar në llogarinë e tij në Instagram.
Për ndalimin e hyrjes së Porfirijes në Kosovë, ai ka theksuar se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në histori.