Presidenti i SHBA-së Joe Biden u drejtohet qytetarëve pas fitores

18:10 | 07 Nëntor 2020

Baiden u është drejtuar amerikanëve.

Kandidati demokrat Joe Biden ka falënderuar popullin amerikan për zgjedhjen e tij për president të ShBA-së.

Biden ka reaguar pas fitores në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 273 vota elektorale të mjaftueshme për të fituar.

“Amerikë, jam i nderuar që më keni zgjedhur muar për të drejtuar vendin tonë të mrekullueshëm. Puna që na pret përpara do të jetë e vështirë, por ju premtoj këtë, do të jem presidenti i të gjithë amerikanëve, pavarësisht a keni votuar për mua apo jo. Unë do ta mbaj besimin që keni vënë në mua”, ka shkruar ai.

Komento: