Presidenti i SHBA-së nuk do e nënshkruajë ligjin për të financuar qeverinë

22:06 | 20 Dhjetor 2018

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha për republikanët e Kongresit se meqë buxheti përfshinë mjetet për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën, ai nuk do t’a nënshkruajë ligjin për Buxhetin.

. “Presidenti tha se nuk do të nënshkruajë këtë ligj” tha kreu i Dhomës së Përfaqësuesve duke dalë nga një takim me presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Kongresi ishte paraparë të votojë të enjten për ligjin para se të kalojë afati që është të premtën në mesnatë. Nëse kalon ky afat, atëherë rrezikon të mbyllet qeveria amerikane, pak para festës së Krishtlindjeve.

Më shumë se 800.000 punëtorë federal rrezikojnë të mbesin pa paga nëse ndodhë mbyllja.

Komento: