Presidenti i Shqipërisë refuzon të shkojë në zyrat e LDK-së, Abdixhiku s’e takon

11:25 | 16 Gusht 2022

Lidhja Demokratike e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Express, thonë se shefi i shtetit shqiptar Bajram Begaj ka refuzuar t’i takojë drejtuesit e LDK-së në selinë e partisë.

LDK ka shprehur keqardhje për morealizimin e takimit zyrtar me presidentin e ri të Shqipërisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë.

Për dallim nga krerët insitucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeminisrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në përgjigje.

Komento: