Presidenti i Sirisë, Al-Assad priti patriarkun Irinej, flasin për Kosovën

23:44 | 03 June 2019

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka qëndruar në Siri, ku është pritur nga presidenti i këtij vendi, Bashar al-Assad.

Assad ka thënë se Siria dhe Serbia kanë qenë cak i tentimeve të huaja për t’ua minuar sovranitetin dhe strukturën e tyre.

Gjatë këtij takimi u përmend edhe Kosova. Patriarku Irinej e vlerësoi lart qëndrimin parimor dhe të fortë të Presidentit Al-Assad në mbështetje të Serbisë lidhur me Kosovën.

Kurse Irinej ka thënë se beson në aftësinë e Sirisë për të dalë nga gjendja në të cilën po kalon dhe rimarrjen e rolit si një shtet efektiv poashtu dhe vendosjen e stabilitetit dhe përhapjes së paqes dhe dashurisë.

Ndërsa, Al-Assad vlerësoi qëndrimin humanitar të Patriarkut Irinej dhe përpjekjen e tij për të rritur vlerat e miqësisë dhe punën që po bën për braktisjen e ekstremizmit.

Komento: