Presidenti i skudrës së Serie A infektohet me koronavirus

11:34 | 19 April 2020

Presidenti i skudrës së Serie A e konfirmon: Jam i infektuar me koronavirus.

Prej pak kohësh në mediat italiane qarkullonte lajmi se presidenti i Brescias, Massimo Cellino mund të ishte infektuar nga virusi famkeq, Covid-19.

Tani më ky lajm është konfirmuar nga vetë Cellino, i cili në një prononcim të fundit ka treguar se është infektuar dhe e bija, ndërsa shton se ka kryer analizat mjekësore në spital. Ai tregon se lodhje të tepërt dhe dhimbje në kocka, simptoma karakteristike të koronavirusit.

“Pas dy javësh qëdnrimi në izolim në Kaljari, shkova në spital për t’u kontrolluar. U zbulua se ime bijë ka koronavirus, ndërsa djali im jo. Gjithashtu edhe unë jam mbartës i këtij virusi. Simptomat? Kam lodhje të tepërt dhe dhimbje në kocka”, u shpreh së fundmi presidenti i Brescias Massimo Cellino.

Komento: