Presidenti i Ukrainës bisedon mbi një orë me kryeministrin izraelit, zbardhet telefonata

10:54 | 13 March 2022

Zelenskiy bisedon mbi një orë me kryeministrin izraelit, zbardhet telefonata.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe kryeministri izraelit Naftali Bennett folën të shtunën në mbrëmje për mënyrat për ta ndaluar luftën në Ukrainë dhe përpjekjet e Izraelit për ta zgjidhur konfliktin, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit të Izraelit, përcjell Gazeta Express.

Biseda mes dy liderëve zgjati më shumë se një orë, tha zyra e Bennett, raporton CNN.

Pas thirrjes, Zelenskiy shkroi në Twitter se ai foli me Bennett për “agresionin rus dhe perspektivat për bisedimet e paqes” dhe kërkoi ndihmë për të siguruar lirimin e “kryebashkiakut të robëruar të Melitopolit dhe figurave publike lokale”.

Më parë, zyrtarët izraelitë dhe ukrainas mohuan raportet se Bennett i bëri presion Zelenskit që t’i pranonte kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Komento: