Presidenti i Ukrainës kërkon që Perëndimi ta bojkotojë naftën e Rusisë, SHBA-ja po e shqyrton

11:53 | 07 Mars 2022

Zelenskiy kërkon që Perëndimi ta bojkotojë naftën e Rusisë, SHBA-ja po e shqyrton.

Presidenti i Ukrainës, Volodmyr Zelenskiy ka thënë se e ardhmja e Europës po vendoset nga rezistenca ukrainase dhe u ka bërë thirrje liderëve perëndimorë që t’i japin atij aeroplanë ushtarak, raporton Reuters.

Siç shkruan The Guardian, presidenti ukrainas ka kërkuar gjithashtu bojkot të naftës dhe eksporteve ruse nga ana e Perëndimit.

Së fundmi po raportohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë ta ndalojnë naftën nga Rusia, duke gjetur alternativa tjera.

Siç raporton mediumi amerikan Axios, këshilltarët e presidentit të SHBA-së Joe Biden po diskutojnë për një vizitë të mundshme në Arabinë Saudite për të ndihmuar në riparimin e marrëdhënieve dhe për ta bindur Mbretërinë për ta rritur prodhimin e naftës.

Po ashtu, edhe Venezuela shihet si një opsion.

Të dielën, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se ligjvënësit amerikanë po “ekplorojnë” legjislacionin e mundshëm për ta izoluar Rusinë, duke përfshirë një ndalim të plotë të naftës dhe produkteve energjetike ruse në SHBA.

Komento: