Presidenti i Ukrainës njofton për një koalicion anti-Putin me Macronin e Erdoganin

15:14 | 24 February 2022

Zelensky njofton për një koalicion anti-Putin me Macronin e Erdoganin.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rreth sanksioneve konkrete kundër Rusisë.

Zelensky tha po ashtu se i është premtuar ndihmë ushtarake nga Komisioni Evropian, Franca, Turqia dhe Austria.

“Ne po e krijojmë një koalicion anti-Putin. Fola me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan rreth sanksioneve konkrete dhe ndihmës konkrete për ushtrinë tonë. Ne jemi në pritje të veprimeve vendimtare”, shkroi presidenti ukrainas.

Komento: