Presidenti ia vazhdon mandatin edhe për 5 vjet komandantit të FSK-së

10:05 | 22 Janar 2019

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi komandantit të Forcës së SIgurisë, gjenerallejtënant Rrahman Rama e ka dekretuar edhe për një mandat të ri pesë vjeçar.

Sipas Thaçit, komandant Rama Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Komandantin e Forcës së Sigurisë, gjenerallejtënantin Rrahman Rama, duke u bazuar në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, e dekretova edhe për një mandat të ri pesëvjeçar. Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë. HTH

Komento: