Presidenti izraelit në Shqipëri, Begaj njofton se me të foli edhe për Kosovën

13:50 | 12 September 2024
presidenti-izraelit-ne-shqiperi,-begaj-njofton-se-me-te-foli-edhe-per-kosoven

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka arritur në Shqipëri.

Ai është pritur nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj me ceremoni shtetërore..

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj bëri të ditur se me Herzog-in kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për Kosovën.

“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë.

Komento: