Presidenti ka një kërkesë nga ish-ushtarët e UҪK-së, që janë ftuar nga Specialja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti ka një kërkesë nga ish-ushtarët e UҪK-së, që janë ftuar nga Specialja

14:21 | 13 Dhjetor 2018

Gjykata Speciale tashmë ka filluar me intervistimin e ish-ushtarëve të UҪK-së.

E për këtë ka folur edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaҫi.

Ai sot i janë kujtuar të gjitha krimet që ka kryer Serbia në Kosovë. Ai i ka numëruar të gjitha ato, megjithatë ka shkruar se drejtësi duhet të ketë për të gjithë.

Prandaj, Thaci u bën ftesë të gjithë ish-ushtarëve të UCK’së, të cilët janë ftuar nga Gjykata Speciale, të paraqitën në Hagë. Sipas Thaçit, ata duhet të dëshmojnë edhe njëherë luftën e pastër të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Kosova ishte viktimë e agresionit të Serbisë. Qytetarët e Kosovës, në luftën e tyre për liri dhe pavarësi, sakrifikuan edhe jetën.

Në Kosovë ndodhi spastrimi etnik me përmasa gjenocidi.

U vranë mbi 13 mijë civilë shqiptarë dhe u dhunuan rreth 20 mijë gra shqiptare. U zhdukën rreth 3 mijë persona dhe u shkatërruan rreth 40 për qind e infrastrukturës. U zhvendosën dhunshëm nga shtëpitë dhe pronat e tyre rreth 1 milion shqiptarë dhe e gjithë kjo fushatë çnjerëzore u ushtrua nga Serbia.

Lufta jonë ishte e drejtë dhe atë e zhvilluam mbi bazën e parimeve të lirisë dhe drejtësisë.

Drejtësi duhet të ketë për të gjithë, pa dallim etnik.

Luftëtarët e lirisë, për të dëshmuar të vërtetën dhe drejtësinë e luftës së tyre, kaluan nëpër sisteme gjyqësore të njëpasnjëshme të udhëhequra nga ndërkombëtarët. Ata kaluan nëpër sistemin gjyqësor të UNMIK-ut, të Tribunalit të Hagës dhe të EULEX-it, për t’u riballafaquar më pas edhe me kërkesën e aleatëve tanë për themelimin e Dhomave të Specializuara, që ishte precedent në raport me vendet e tjera të rajonit të dala nga lufta.

Kosova, edhe pse e viktimizuar, duke besuar në të vërtetën dhe drejtësinë, i themeloi Dhomat e Specializuara në verën e vitit 2015-të.

Luftëtarët tanë të lirisë, çdoherë kanë qenë shembull në rajon, duke iu përgjigjur dhe mos i ikur asnjëherë drejtësisë.

Edhe sot, në situatën e re të krijuar, çdo ish-luftëtar i lirisë duhet t’i ruajë dhe kultivojë vlerat fisnike prej luftëtari, duke iu përgjigjur Dhomave të Specializuara me korrektësi qytetare dhe ligjore.

Kosova beson në të vërtetën, në drejtësinë dhe në procese transparente.

Vetëm kështu mund ta ndërtojmë Kosovën evropiane, në rrugëtimin e saj të sigurt drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian. HTH

Komento: