Presidenti kërkon që të hiqet taksa ndaj Serbisë

13:32 | 17 February 2019

Taksa prej 100% për produktet serbe vazhdon të mbetët temë shumë e diskutuar.

Presidenti Hashim Thaçi, në prag të 11 vjetorit të Kosovës në një intervistë ka thënë se liria dhe pavarësia e shtetit tonë janë produkt i SHBA-së dhe rezistencës së zhvilluar në Kosovë.

Ai ka shtuar se çdo herë që Kosova ka qenë e koordinuar me SHBA-në dhe BE-në ka dalur fituese duke shtuar se “ padyshim do ti respektojmë këshillat nga ta”. Këtu duke kërkuar pezullimin e taksës së vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, e vendosur në nëntor të vitit të kaluar nga qeveria “Haradinaj”.

“Kosova është me fat që e kemi popullin më proamerikan në botë, nuk duhet të lejojmë të kemi qasje të gabuar me rapoertin me SHBA-të”, tha Thaçi.

Edhe pas presionit të Amerikës dhe BE-së nuk dihet nëse taksa do të pezullohet. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovën.

Komento: