Presidenti malazez shprehet optimist për dialogun Kosovë-Serbi

18:07 | 06 Mars 2019

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është shprehur optimist për marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Këto qëndrime ai i ka shprehur pas takimit në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Për Gjukanoviqin, përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmuar edhe për ngërçe të tjera në rajon.

“E kam fjalën për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit”, theksoi lideri malazez, shkruan Top Channel.

“Si fqinj të përgjegjshëm e të interesuar, ne punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë ai.

“Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon, së bashku me BE-në, të kontribuojë në atë që është opsioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar Gjukanoviq.

Komento: