Presidenti maqedonas kërkon që Kosovës t’i liberalizohen vizat

18:13 | 12 Shtator 2022

Kosova vazhdon të jetë njëri nga vendet më të izoluara.

Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave dhe Bosnje-Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE, ka kërkuar peresidenti maqedonas, Stevo Pendarovski, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Në Procesin e Bërdo-Brijunit, Pendarovski shprehi pritshmëritë e vendi të tij ndaj Sllovenisë dhe Kroacisë për mbështetje të integrimit evropian të rajonit, njoftoi presidenca maqedonase.

“Zgjerimi i BE-së i kontribuoon mirëmbajtjes së paqes dhe stabilitetit të rajonit, promovimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe ruajtjes të të drejtave të njeriut dhe lirive”, ka thënë Pendarovksi.
Të domosdoshme e quajti ai procesin e zgjerimit të Be-së me rajonin.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut shprehu pritjen e tij se takimi i ardhshëm i komunitetit politik evropian, i cili duhet të mbahet në fillim të tetorit, do të kontribuojë në përshpejtimin e mëtejshëm të integrimit të rajonit.

Pendarovski theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për qasje sa më parë në mekanizmat e BE-së për t’i mbështetur në përballjen me krizën e ardhshme energjetike dhe vlerësoi se kriza ekonomike dhe sociale mund të shkaktojë një krizë politike shumëvjeçare dhe të gjenerojë jostabilitet shtesë.

Në takimin në Kranj, me ftesë të presidentit slloven dhe kroat, Borut Pahor dhe Zoran Milanoviç, presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, kryetari dhe dy anëtarët e Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferovic, Milorad Dodik dhe Zheljka Komshiç, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviç.

Në atë takim liderët përshëndetën fillimin zyrtar të negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me BE-në dhe u bënë thirrje institucioneve të Unionit që të marrin vendime shtesë të guximshme në lidhje me integrimin e vendeve të mbetura të Ballkanit Perëndimor.

Komento: