Presidenti merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes” në Tiranë

10:21 | 18 November 2019

Thaçi merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes” në Tiranë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot merr pjesë në konferencën “Feja si instrument i paqes”, të organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Tiranë.

Presidenti Thaçi në panelin hyrës do të flasë për rolin e fesë në ndërtimin e paqes në Kosovë.

Në këtë konferencë marrin pjesë udhëheqës të shteteve të rajonit dhe udhëheqës të bashkësive fetare nga e tërë bota.

Komento: