Sot do të mbahet Samiti i Berlinit i inicuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Macron. Në këtë Samit po marrin pjesë presidenti dhe kryeministri i Kosovës.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar sot disa kosovarë të cilët jetojnë në Gjermani.
Në takim me diasporën, Thaçi ka thënë se tash e katër dekada, diaspora parreshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin.
Tutje ai tha se në Gjermani ka shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve.
I pranishëm në këtë takim bashkë me Thaçin ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Statusi i plotë:
Diaspora jonë në Gjermani, tash e katër dekada, pareshtur i ka mbështetur të gjitha proceset në Kosovë: lirinë, pavarësinë, shtetndërtimin. Për këtë të fundit, së bashku mund të bëjmë edhe më shumë. Në Gjermani kemi shumë biznesmenë të suksesshëm, të cilët me investime në Kosovë e kanë ndihmuar edhe zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. Jam shumë krenar me rrëfimet e sukseseve të tyre në Gjermani. HTH