Presidenti Osmani takon presidentin e Letonisë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

17:52 | 18 Shkurt 2023

Osmani takon presidentin e Letonisë, flasin për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj letonez, Eglis Levits.

Gjatë takimit, Osmani e Levits diskutuan për rëndësinë gjatë presidencës letoneze të Këshillit të Evropës me qëllim të avancimit të anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

“Falënderova Presidentin Egils Levits për angazhimin dhe mbështetjen e palëkundur të Letonisë për Kosovën në arenën ndërkombëtare”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.

Tutje, Osmani tha se me Levits diskutuan edhe për zhvillimet e fundit, ku tha se diskutimi ishte përmbajtësor.

Komento: