Presidenti, Hashim Thaçi të enjten do të shkojë në Washington, ku do të jetë prezent në Lutjet e Mëngjesit.
Përveç Thaçit, lajmi.net mëson se në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Memli Krasniqi, Sllobodan Petroviq dhe Arben Gashi
Mirëpo si bartës i institucioneve do të marrë pjesë vetëm presidenti Thaçi.
Ftesë për këtë ceremoni kanë pas edhe deputetët, Dardan Sejdiu, Saranda Bugujevci dhe Muharrem Nitaj.
Këta të fundit nuk do të marrin pjesë pasi që thuhet se kanë hasur në probleme me marrjen e vizave.
Ceremonia e Lutjeve të Mëngjesit drejtohet nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.