Shteti me mbi 1 milion e 600 mijë të infektuar, presidenti pranon se ka simptoma të COVID-19.
Autoritetet braziliane kanë publikuar bilancin e fundit me koronavirus, ku më shumë se 65 mijë persona kanë vdekur nga COVID-19, ndërsa mbi 1 milion e 620 mijë kanë rezultuar pozitiv.
Pas Shteteve të Bashkuara, Brazili është shpërthimi i dytë i madh në botë i pandemisë së koronavirusit dhe tani po përballet, për herë të dytë në pak muaj me rrezikun e infektimit në pallatin presidencial.
Presidenti Jair Bolsonaro ka pranuar publikisht se ka simptomat e koronavirusit, i është nënshtruar kryerjes së testit të tamponit dhe se po merrte hidroksilklorinë.
Ndërsa rezultatet e testit të tamponit dalin nesër, kujtojmë se Bolsonaro disa javë më parë kishte kaluar në provë dyshimi pasi një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt ishte testuar pozitiv.
Brazili është një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia por që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, Bolsonaro e ka minimizuar situatën duke e përcaktuar koronavirusin pak më shumë se një “grip”.
Vetëm tre ditë më parë, presidenti kundërshtoi një projekt-ligj që impononte përdorimin e maskave në burg dhe në strukturat e mirëqenies sociale, duke vendosur kufij të ndryshëm në rregullat e reja.
Javët e fundit ai u shfaq në protestat anti-karantinë dhe u përplas me guvernatorët e shteteve që kanë marrë masa të bllokimit dhe izolimit.