Një delegacion i Lutjeve të Mëngjesit është pritur në takim nga presidenti, Hashim Thaçi.
Kjo është e bërë ditur nga presidenti Thaçi, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, përcjell ORAinfo.
Sipas Thaçit, koordinimi me SHBA-të, gjithmonë i ka sjell suksese Kosovës.
Ja postimi i plotë i presidentit në Facebook:
Sot prita delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit, i cili bashkë me përfaqësues të komuniteteve tona etnike, fetare dhe politike, këto ditë kanë zhvilluar takime të shumta në Kosovë. Bashkimi ynë dhe koordinimi me SHBA-në i kanë sjellë gjithmonë suksese Kosovës!