Presidenti rus shfaqet për herë të parë pas urdhrit për pushtimin e Ukrainës

14:14 | 24 February 2022

Putin shfaqet për herë të parë pas urdhrit për pushtimin e Ukrainës.

Ndërkohë që në forcat ruse janë futur në Ukrainë, Vladimir Putin ka vijuar i qetë agjendën e tij për ditën.

Në një video të publikuar nga Reuters, Putin shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur teksa takohet me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan, në Moskë.

Video u publikua nga Kremlini pak orë pas nisjes së sulmit, raporton A2CNN.

Ndryshe, që prej orëve të mëngjesit të ditës së enjte, janë raportuar një numër eksplodimesh si pasojë e bombardimeve ruse, në të gjitha anët e Ukrainës.

Siç njoftohet nga raportime të ndryshme ndërkombëtare, Rusia ka nisur sulme ndaj qyteteve më të mëdha, derisa trupat e saj tashmë kanë kaluar kufirin e Ukrainës.

Deri më tani, Rusia ka hedhur raketa të kryqëzuara dhe balistike në aeroporte dhe në shtabet ushtarake afër Kievit. Në jug trupat ruse kanë zbarkuar në Odessa. Ndërsa në pjesën lindore, raketat ruse kanë goditur caqe në Kharkiv dhe Dnipro, ndërsa zyrtarët kanë bërë me dije se shpërthime të mëdha janë raportuar edhe në Kramatorsk. Shërbimet emergjente shtetërore të Ukrainës kanë bërë me dije se Rusia ka sulmuar 10 rajone ukrainase, në lindje dhe në jug të vendit. Bëhet e ditur se janë goditur edhe disa aeroplanë në aeroporte.

Komento: