Presidenti serb në konferencën e “Mini-Shengenit” me Ramën dhe Zaevin

12:15 | 30 Tetor 2020

Vuçiq në konferencën e “Mini-Shengenit” me Ramën dhe Zaevin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të marrë pjesë në konferencën e “Mini- Shengenit” përmes një video-lidhjeje.

Përveç tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, po marrin pjesë gjithashtu në konferencën, e cila do të fillojë në orën 15:00 pasdite, u njoftua nga zyra e Vuçiqit.

Gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi në Shkup më 23 nëntor, ishte homologu i tij maqedonas Zoran Zaev i cili njoftoi për takimin e sotëm virtual në të cilin tha se do t`i dërgohet Kosovës ftesë për Mini-Shengenin.

“Në vendin tim thuhet se fqinjët nuk i zgjedhim, por ata janë të parët të dalin në ndihmë. Mu për këtë presim që Kosova t’i bashkëngjitet bashkëpunimit rajonal që e udhëheqin Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Shqipëria, me qëllim që karakteri i saj inkluziv të jetë prioritar për rajonin pa dallim të çështjeve të hapura politike”.

Komento: