Presidenti slloven, Borut Pahor ka arritur në Prishtinë, i cili është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani
.
Kjo pritje e tij po ndodh në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.
Pas takimit me Osmanin, presidenti slloven do të takojë edhe kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Presidenti slloven në këtë vizitë në Kosovë pritet që të përçojë mesazhin e shtetin slloven në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.