
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë.
Gjatë pjesëmarrjes së tij, presidenti Hashim Thaçi është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Twitter, e ka falënderuar Pompeon për ndihmën e madhe që SHBA-të po i japin Kosovës.
Presidenti, po ashtu e ka falënderuar sekretarin Popmeo për përkrahjen siç tha ai, të jashtëzakonshme të SHBA-së për Kosovën në dialogun me Serbinë.
Postimi i plotë i presidentit Thaçi pa ndërhyrje:
Në Konferencën e Sigurisë në Munih pata një takim të shkurtë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, të cilën e falënderova për përkrahjen e pamasë drejt Kosovës, dhe lidershipin e jashtëzakonshëm të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova është me fat që ka SHBA-në si aleat dhe si partnerin më të afërt strategjik.