Hashim Thaҫi, President i Kosovës ka folur edhe njëherë rreth Samitit të Berlinit.
Ai beson që Uashingtoni duhet të ketë rol në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë pasi që Bashkimi Evropian është i dobët.
Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, tre ditë pas Samitit të Berlinit, foli rreth takimit të liderëve.
“Në Berlin ne e pamë se sa e dobët është Evropa dhe se si Bashkimi Evropian nuk është i bashkuar.”, u shprehë presidenti Thaçi.
Thaçi u shprehë që roli i ShBA-ve në procesin e dialogut është i rëndësishëm.
“Roli i ShBA-ve është i pazëvendësueshëm dhe asnjë marrëveshje nuk do të arrihet pa dinamikën dhe rolin udhëheqës të ShBA-ve.”, tha presidenti i Kosovës.
Në deklaratat e kaluara, Thaçi kishte thënë që marrëveshja me Serbinë mund të arrihet në fund të vitit 2019-të. Në pyetjen se nëse është kjo e mundur, presidenti u shprehë se shpreson të ndodh.
“Unë shpresoj që po. Nëse jo, ne do të humbasim një dekadë.”, u shprehë Thaçi.