Presidenti Thaҫi ‘thumbon’ Kurtin me rastin e shënimit të ditës së Kushtetutës

17:11 | 09 Prill 2020

Presidenti i Kosovës ka ‘thumbuar’ Albin Kurtin.

Presidenti Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Tëitter ka thumbur kryeministrin në detyrë Albin Kurti me rastin e shënimit të ditës së Kushtetutës.

Thaçi në postimin e tij ka thënë se ata që e mohuan Kushtetutën e Kosovës më 2008 ishin gabim, duke aluduar në kryeministrin në detyrë.

“U dëshmua që të gjithë ata që e mohuan më 2008 ishin gabim. Republika jeton”, ka shkruar Thaçi.

Thaçi po ashtu ka shkruar se populli i Kosovës mund të jetë krenar me proceset demokratike dhe sistemin e kontrollimit të pushteteve që funksionojnë mirë në themelin e kushtetutës së Kosovës.

“Urime Dita e Kushtetutës! Në këto kohët më sfiduese, populli i Kosovës mund të jetë krenar i proceseve demokratike dhe sistemin e kontrollit të pushteteve që funksionojnë mirë përbrenda bërthamës së kushtetutës sonë”, ka thënë Thaçi.
Kujtojmë se sot Presidenca e ka quajtur kryeministri në detyrë, Albin Kurti jolegjitim për të përcaktuar ekipin negociator për dialogun me Serbinë

Komento: