Me rastin e festës së Pashkëve, Presidenti i Kosovës ka uruar të gjithë besimtarët katolikë.
Për familjen e çdo besimtari, Thaçi ka uruar gëzim dhe lumturi.
Postimi i plotë:
Në këtë të diel të Pashkëve katolike, të gjithë besimtarëve të krishterë ua uroj këtë festë të shenjtë. Shumë gëzime dhe shumë lumturi në familjen e çdo besimtari!
Si simbol i ringjalljes dhe i ngadhënjimit të së mirës mbi të keqen, uroj me gjithë zemër që Pashkët të forcojnë edhe më tej ndjenjat e mirësisë dhe besimin në vlera tona, si dhe të shtojnë dashurinë dhe respektin e ndërsjellë ndërmjet gjithë qytetarëve tanë!
HTH