
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditës së sotme ka dekretuar tri ligje që kanë të bëjnë me tejkalimin e pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Thaçi në një postim në Facebook, ka treguar se për cilat ligje bëhet fjalë.
Ja postimi i tij:
Kosova tashmë e ka Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e Projektit Emergjent COVID-19 dhe atë për Marrëveshjen e Huasë ndërmjet Kosovës dhe BE-së për ndihmën makro-financiare.
Sot i dekretova këto tri ligje tejet të rëndësishme që ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë. HTH