Presidenti Thaçi dënon sulmin në Zelandë të Re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Presidenti Thaçi dënon sulmin në Zelandë të Re

09:42 | 15 Mars 2019

Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka dënuar sulmin në Zelandë të Re,duke thënë se lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë.

Thaçi ka dënuar sulmin në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetën 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.

Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re.

Postimi i tij i plotë:

Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë, ku u vrarë 40 persona dhe u plagosën 20 të tjerë.
Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!