Presidenti Thaçi: Dy dekada më parë hapëm zemrat për ushtarët britanikë, kurse sot po luajmë bashkë

19:02 | 17 November 2019

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po e përcjellë ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Thaçi nga stadiumi “Fadil Vokrri” ka kujtuar kohën e luftës kur Kosova pati hapur zemrat për ushtarët britanikë, kurse sot po luan me Anglinë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Postimi i plotë:

Të gjithë jemi me mendje dhe me zemër në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke shijuar spektaklin sportiv që po na ofrojnë Kosova dhe Anglia. Dy dekada më parë i patëm hap zemrat për ushtarët britanikë. E sot po luajmë bashkë në kualifikimet për evropian. HTH

Komento: