Drita sot ka shënuar fitore 0:2 ndaj Sileks FC.
Fitorja e kampionit të Kosovës, Drita FC sonte në Shkup ka nxitur edhe reagimin e disa politikanëve kosovarë
Pas reagimit të kryetarit të Gjilanit, me një postim në facebook ka reaguar edhe Hashim Thaçi.
Presidenti kosovar e ka quajtur “historike fitoren e Dritës kundër Sileksit”.
“Kampioni i Kosovës, Drita, pas një loje të shkëlqyer kundër Sileksit të Maqedonisë̈ së Veriut sonte, kaloi në rrethin e tretë të Ligës së Evropës. Një hap historik për klubin nga Gjilani dhe për futbollin e Kosovës”, ka shkruar presidenti kosovar.
Kujtojmë se skuadra kampione kosovare bëhet skuadra e parë e Kosovës që arrin deri në rrethin e tretë eliminator të Europa Ligës.
Kështu ajo ka shkruar historinë dhe do të tentojë që të arrijë në fazën e playoffit duke shpresuar që të bëj një befasi në Varshavë kundër ekipit të njohur polak, Legia.