
Thaçi: Kërkohet nga Kurti të heqë dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar – po bëhet qesharak.
Presidenti Hashim Thaçi ka uruar Qeverinë e re të zgjedhur sot me Kryeministër Avdullah Hotin.
“Sot u vendos një gur tjetër në themelet e demokracisë. Uroj Hotin dhe duhet të fillojmë menjëherë të punojmë për sfidat që kemi parasysh. Mirëpres zotimin e tij për sfidat afatgjata dhe prioritet strategjike të shtetit të Kosovës”.
“Vetëm raportet e shkëlqyera me SHBA mund të sigurojnë të ardhme të sigurt për vendin tonë. Presim reforma të thella në ekonomi dhe sundim të ligjit. Qeveria duhet të tregohet e përgjegjshme në rrugën e integrimit në NATO dhe BE”.
Thaçi ka kërkuar nga ish kryeministri Albin Kurti që ta lirojë zyrën pas formimit të Qeverisë së re.
“Kërkohet të heq dorë nga barrikadimi në zyrën e uzurpuar. Barrikadimi i tij nuk i bën nder as atij as partisë, as demokracisë. Ai pas shkarkimit po bëhet edhe më qesharak”.
“ Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për një të mirë të gjithëmbarshme në shtetin tonë të ri”.