Presidenti Thaçi e quan Qeverinë Hoti “Qeveri të pakicës shqiptare”

15:47 | 10 Qershor 2020

Thaçi e quan Qeverinë Hoti “Qeveri të pakicës shqiptare”.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, konsideron se Qeveria Hoti, është Qeveri e pakicës shqiptare.

“Ne si spektër politik apo institucional duhet të zhvillojmë një proces të ecjes përpara, sa më gjithëpërfshirës, një përfshirje të spektrit politik. Kemi një qeveri të pakicës shqiptare, që duhet të punojë edhe me opozitën dhe në këtë duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe në fund të fundit çështja i takon parlamentit”, tha Thaçi para gazetarëve.

Presidenti ka thënë se me heqjen e masave të reciprocitet nga ana e Qeverisë së Kosovës shpreson dhe beson që në një të ardhme të afërt do të rifillojë procesi i dialogut, dhe siç tha ai Serbia nuk ka asnjë pretekst për vonesa të dialogut.

Komento: