Presidenti Thaçi falënderon kryeministren e Norvegjisë për mbështetjen ndaj Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Presidenti Thaçi falënderon kryeministren e Norvegjisë për mbështetjen ndaj Kosovës

15:51 | 16 Shkurt 2019

Kreu i shtetit Hashim Thaçi ka takuar kryeministren e Norvegjisë, Erna Solberg ku i është shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj Kosovës.

Thaçi e ka falënderuar kryeministren Solberg për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në periudhën e lirisë, pavarësisë, forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe zhvillimit ekonomik.

“Nesër shënojmë 11 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Falë mbështetjes së Norvegjisë dhe partnerëve tjerë strategjikë, ne kemi arritur të fitojmë lirinë dhe pavarësinë. Do jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen që keni dhënë edhe në periudhën e shtetndërtimit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, ka uruar Kosovën për 11 Vjetorin e Pavarësisë, duke ofruar vazhdimin e mbështetjes së Norvegjisë.

Në këtë takim është diskutuar edhe për domosdoshmërinë e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme.

Presidenti Thaçi në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih ka zhvilluar takime të shumta edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

Komento: