Presidenti Thaçi: I kam dërguar letër Kurtit, ta pezulloj vendimin për ndalimin e qarkullimit

11:14 | 24 Mars 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media të mbajtur sot ka bërë të ditur se do të të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë për ndalimin e qarkullimit.

Ai ka thënë para mediave se sot i ka dërguar një letër edhe kryeministrit Albin Kurti të cilit i ka kërkuar pezullimin e vendimit deri në marrjen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese.

“Përpos kërkesës për masë të përkohshme që i është drejtuar gjykatës për vendimin e qeverisë, i jam drejtuar me një letër edhe kryeministrit që të rishqyrtoj vendimin e tij që ka krijuar panikë e frikë të madhe te qytetarët, që ta pezulloj atë vendim deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Presideni shtoi se vendimi i qeverisë kë krijuar tollovi masivë në vend, gjë që siç ka thënë ai shfaq rrezik për shpërthimin e koronavirusit.

Komento: