Hashim Thaçi ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac.
Presidenti i Kosovws Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Chirac ishte njëri prej figurave më të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira.
Sipas Thaçit, Chirac mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Me keqardhje të madhe mora lajmin për vdekjen e ish Presidentit të Francës, Jacques Chirac.
Ai ishte njëri prej figurave të mëdha të politikës botërore që i doli në ndihmë Kosovës në ditët më të vështira, sidomos në Konferencën e Rambouillet dhe përkrahjen për bombardimin e caqeve të policisë dhe ushtrisë serbe në vitin 1999.
Jacques Chirac do të mbetet një burrështetas i respektuar dhe emër për të cilin qytetarët e Kosovës do të jenë përjetësisht mirënjohës!.